Ambasada greke ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Screenshot_3-52-600x360.png

Nëpërmjet një deklarate, ambasada greke në Tiranë ka bërë me dije se në lidhje me udhëtimin e shqiptarëve nga Greqia drejt Shqipërisë si dhe qëndrimin e shtetasve shqiptarë në Greqi, në këto kohë të koronavirusit, shteti grek nuk ka penguar dhe nuk do të pengojë asnjë shtetas shqiptar.

“Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303