Ambasada italiane ngre alarmin: Kujdes të hënën, ngjarja do ketë pasoja, shpërndahuni…

ambasada-italiane.jpg

Ambasada italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada italiane iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin grumbullimet, pranë zonave ku do të zhvillohet protesta.

Më tej, ambasada paralajmëron se protesta e opozitës mund të sjellë pasoja në trafik në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20:00, opozita do të zhvillojë një protestë në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ju rekomandojmë të shmangni grumbullimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të tregoni kujdes maksimal.

Gjithashtu, duhet theksuar se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik në rrugët kryesore të hyrjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303