fbpx

Ambasadorë dhe diplomatë të huaj mbërrijnë në zyrën e Bashës, ç’po ndodh?

Zëvendësambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones dhe diplomatët Soreca e Norman janë paraqitur pak momente më parë në zyrën e Bashës.

Edhe ambasadorja Yuri Kim pritet që të jetë pjesë e takimit.

Raportohet se të pranishëm do të jenë dhe Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili. Çështja kryesore në bisedime mendohet të jetë përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit dhe mos arritja e dakordësisë mes palëve dje në Këshillin Politik për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.