Ambasadorët presin marrëveshjen e Kosovës me Beogradin këtë vit

Ambasadori i Amreikes në Prishtinë Philip S. Kosnett dhe ai i Beogradit Kyle Scott bënë një kërkese për të dyja shtetet që brenda ketij viti të kishte një marrëveshje për heqjen e takses.

Sipas analisteve kjo shikohet si  një gjë shumë e veshtirë ketë vit, dhe kjo ka ardhur për shkak të taksës 100% që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe për shkak të lobimit të vazhdueshëm serb kundër shtetësisë së Kosovës.

Te dy ambasadoret kane permendur rastin e Greqise me Prespën të cilët pak kohe me parë e nenshkruan marrëeveshjen dhe shihej si një gjë pozitive.

Për të arritur këtë marrëveshje dy ambasadorët i propozuan Kosovës ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe Serbisë i kërkuan ndaljen e propagandës kundër shtetësisë së Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive që të marrin fund provokimet nga të dyja anët, Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim më 2019-n”, thuhet në editorialin që dy ambasadorët