Ambasadori amerikan pret nisjen e dialogut Kosovë-Serbi

F0082810-D6AE-4880-A3F5-2221BCCCC377.jpeg

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey shpreson që dialogu Prishtinë-Beograd të rinisë së shpejti.

Sipas tij është e turpshme që të humbet gjithë ajo kohë dhe tashmë shpreson që gjërat do të lëvizin më shpejtë.

“Për mendimin tim është turp të humbet gjithë ajo kohë. Shpresojmë që gjërat të lëvizin më shpejtë”, ka thënë Godfrey.

Godfrey ka kujtuar se Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është një prioritet dhe se për këtë çështje ka angazhuar Richard Grenellin si Përfaqësues Special dhe gjithashtu për gjithë rajonin e Ballkanit ka emëruar Matthew Palmer.

“Shume energji e SHBA’së po investohet në këtë çështje. Ne dëshirojmë të shohim njerëzit në rajon të kuptojnë që përmes interesave ekonomike ky problem mund të zgjidhet”, ka thënë Godfrey i cili shpreson që dialogu Prishtinë-Beograd të rinisë së shpejti.

Sipas tij është e turpshme që të humbet gjithë ajo kohë dhe tashmë shpreson që gjërat do të lëvizin më shpejtë.

“Për mendimin tim është turp të humbet gjithë ajo kohë. Shpresojmë që gjërat të lëvizin më shpejtë”, ka thënë Godfrey.

Godfrey ka kujtuar se Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është një prioritet dhe se për këtë çështje ka angazhuar Richard Grenellin si Përfaqësues Special dhe gjithashtu për gjithë rajonin e Ballkanit ka emëruar Matthew Palmer.

“Shume energji e SHBA’së po investohet në këtë çështje. Ne dëshirojmë të shohim njerëzit në rajon të kuptojnë që përmes interesave ekonomike ky problem mund të zgjidhet”, ka thënë Godfrey.

scroll to top