Ambasadori austriak komenton krizën politike në vend

Ambasadori austriak, Johan Sattler ka komentuar ditën e sotme krizën politike në Shqipëri si dhe protestat e opozitës.

Nga qyteti i Patosit, ai është shprehur se protesta është një e drejtë qytetare, por dhuna duhet dënuar.

“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu.  Deklarata  e peshkopëve katolikë  duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë. Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit”, theksoi ai./real-news.tv