22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kriza politike, OSBE: Vota e deputetëve të rinj e ligjshme

spot_img

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt pas konferencës për dekriminalizmin i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve. Teksa ka komentuar rëndësinë e miratimit të reformës zgjedhore në Kuvend, ai është shprehur se edhe deputetët e rinj që po marrin mandatet e lëna nga opozita mund të japin kontributin e tyre dhe ta votojnë reformën.

“Reforma elektorale kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në Parlament janë në favor të saj ose jo. Por votimi është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. Politikisht është votuar me Parlament me shumicë. Dhe ne rekomandojmë dialogun për këtë”, – tha Borchardt.

Sa për protestat e opozitës, ai ka kërkuar të jenë paqësore.

“Të protestosh është një e drejtë civile dhe demokratike. Eshtë vendim i njerëzve të shkojnë apo jo në protesta. Por protestat duhet të jenë paqësore”,- vijoi ai.

Borchardt inkurajoi ndër të tjera pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat