Ambasadori britanik jep lajmin e mirë, çertifikatat shqiptare të vaksinave do të njihen në Britani

7AD16F7C-B26D-4480-85D2-E27FD5364159.png

Alastair King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri njoftoi përmes profilit të tij në Twitter se çertifikatat e vaksinave të lëshuara nga Shqipëria do të njihen edhe në Britani nga 11 tetori i këtij viti. Ai shkroi se ky është një lajm i mirë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për britanikët.

“Lajm i mirë për shqiptarët dhe britanikët. Nga 11 tetori çertifikatat e vaksinave të lëshuara në shqipëri do të njihen nga Britania”, shkroi Smith.

 

scroll to top