fbpx

Ambasadori bullgar siguron: Jemi një nga mbështetësit më aktiv të zgjerimit europian

mbe.jpg

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Momtchil Raytchevski, ka siguruar se Bullgaria po jep përkrahjen pa kushte dhe aktive në zgjerimin europian.

“Presidenti Meta sapo mbylli vizitë zyrtare në Sofie ku presidenti Bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin e republikës së Shqipërisë por me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive, qeveria e re bullgare krijoji 10 grupe pune të cilët punojnë për një interes të përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrijnë në rezultate konkrete. Bullgaria ka qenë dhe do të mbetet një nga mbështetësit më aktiv të zgjerimit europian.”, tha ai.

Lidhur me kërkesën e Shqipërisë për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut sa i përket anëtarësimit në BE ai tha se “Çfarë do të kërkojë Shqipëria ky është vendim i republikës së Shqipërisë. Unë nuk mund të komentoj sa i përket kushteve përsëri them që Shqipëria ka bërë punën e vet.”, u shpreh ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303