Ambasadori i BE reagon pas zgjedhjes së kryeprokurorit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka mirëpritur zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të KED.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se zbatimi i Reformës në Drejtësi  vazhdon dhe mbetet një nga përparësitë kryesore në rrugën e integrimit të vendit.

“Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”-shkruan Soreca.