Ambasadori i BE-së takohet me Vuçiç në Beograd

Ambasadori i BE-së në Beograd, Sem Fabrizi është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Temat kryesore të takimit të tyre ka qenë integrimi i Serbisë në BE dhe vazhdimi i dialogut me Kosovën.

Vuçiç ka thënë se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe ka shtuar se shteti i tij duhet ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së.

Fabrizi ka shprehur përkrahjen e plotë për Beogradin në këtë rrugë dhe ka vënë në pah rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformave në fushën e sundimit të ligjit.

Po ashtu ai ka ripërsëritur rëndësinë e vazhdimit të negociatave Prishtinë-Beograd sipas kornizës së sponsorizuar nga BE. Ai ka thënë se një marrëveshje për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur.