Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet nga COVID, ja gjendja e tij shëndetësore

Foto-dhe-video.00_27_29_04.Still233-770x433.jpg

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është prekur nga COVID-19. Këtë lajme e ka bërë me dije ai vetë, duke shkruar një postim në rrjete sociale.

Ndër të tjera, Hasani thekson se ka simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në kushtet e karantinimit.

Mesazhi i ambasadorit:

Të nderuar miq !

Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.
Me respekt,
Nait Hasani

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303