fbpx

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut: Nuk duam të ndahemi nga Shqipëria

640-0-1653404510-rmv-233.jpg

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski ka deklaruar se RMV nuk dëshiron të ndahet nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke iu përgjigjur kështu kryeministrit Edi Rama, i cili më herët ka thënë se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse problemi me Bullgarinë nuk zgjidhet. Në një deklaratë për mediat nga Bashkia e Pustecit, Markovski tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të dyja integrimin dhe procesin ta ndjekin bashkarisht.

“Duam të arrijmë me Bullgarinë një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme . Lidhur me deklaratën e Ramës, mund të them se ne po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi bashkë. Unë mendoj si Shqipëria dhe RMV i kanë mbaruar detyrat dhe procesi nëse do të ndahet apo jo ngelet për tu parë. Komisioni Europian ka thënë disa herë që janë përmbushur kushtet por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën”, tha ai.

Deklarata vjen një javë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse KE nuk i jep zgjidhje problemit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut deri në qershor, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen. Por pse e mban peng Bullgaria Maqedoninë e Veriut? Bullgaria ka vendosur kushtin që RMV-ja të pranojë rrënjët bullgare në identitetin kombëtar dhe këtë ta regjistrojë edhe në Kushtetutë.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303