35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së: Nuk e përkrahim aspak bojkotin

spot_img

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri, ku është shprehur kundra dorëzimit të mandateve të opozitës. Borchardt e ka cilësuar veprimin e opozitës si një shembull mjaft të keq.

I pyetur në lidhje se nëse OSBE do i njohë zgjedhjet lokale nëse opozita nuk merr pjesë, ai përgjigjet duke thënë se varet se si do shkojnë zgjedhjet.

“Njohja varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet lokale, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Ne pikësëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabilitetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet. Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin”, u shpreh ambasadori i BE.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat