fbpx

Ambasadori i ri i BE-së flet për ngjarjen në Bularat dhe ikjen e Xhafajt

ea2a2f15914e3868aa5f3ea3da767b7c_L.jpg

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka folur sot për ngjarjen në Bularat dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si dhe operacionet e fundit të policisë shqiptare.

Pas një aktiviteti në Fier Soreca tha se Greqia dhe Shqipëria duhet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen”, tha ai.

Ndërsa për operacionet e fundit në Shqipëri që bënë jo pak bujë, ambasadori i BE shtoi se kjo ishte një nismë e nisur nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke shpresuar që të njëjtën punë të bëjë edhe ministri i ri Sandër Lleshi.

“Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa operacione shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Xhafaj. Ndaj vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe e gjithë qeveria do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin”, tha ndër të tjera ambasadori i BE-së.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *