Ambasadori: Shqipëria doli në lajmet austriake

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler shprehet hapur kundër protestës së dhunshme të opozitës, dhe thotë se pamjet e shëmtuara arritën të pasqyrohen deri te lajmet e mbrëmjes në vendin e tij.

Sipas Sattler, Shqipëria është temë e edicioneve qendrore të lajmeve në Austri rreth 3-5 herë në vit, “dje ishte një rast i tillë, për fat të keq, me temë kryesore dhunën”.

“Shqipëria del në lajmet e mbrëmjes austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë, për fat të keq, me temë kryesore dhunën. Ishte një shfaqje e madhe e forcës së qytetarëve të angazhuar, deri sa nisën të hedhin gurë. Mundësi e humbur. Me që ra fjala, një sjellje kjo jo unike për opozitën aktuale”, shkruan ambasadori austriak Sattler. /Real-news.tv/