fbpx

Ambasadori Soreca i prerë: Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë

sorecaaa-770x433-1-768x432.jpg

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë.

Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit“, shkruan Soreca në Twitter.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303