fbpx

Ambasadori spanjoll në Serbi: Nuk e njohim pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës

molina-2-600x360-1.jpg

Në një intervistë për Novostin e Serbisë, ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina tha se Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare. Sipas tij, pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është politikë zyrtare shtetërore.

“Mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur”, tha Molina.

Advertisement

Ndër të tjerash, Molina mohoi spekulimet se Spanjës po i ushtrohet presion për ta ndryshuar pozicionin e saj.

“Megjithatë, është e vërtetë që mosnjohja shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare”, theksoi ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303