fbpx

Ambasadorja amerikane takim virtual me Voltana Ademin, zbulohet arsyeja

virtualisht.jpg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademin.

Në një postim në rrjetet sociale ambasadorja amerikane falenderon kryebashkiaken për masat e marra për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm.

“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrinë në shtëpi” shkruan Kim në Twitter.

Shkodra regjistroi një rast të ri infeksioni me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar në 45 numrin e rasteve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303