fbpx

Ambasadorja e SHBA nxjerr foton dhe bën apelin: Nesër do të…

yuri-1.jpg

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, ka qenë  pranishme në një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe me Vitore Tushën, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese e cila mban edhe postin e kreut të KED.

Në një postim në Twitter, Kim bën me dije disa detaje. Ndër të tjera, ajo kujton se “takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.

Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tushe do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303