fbpx

Ambasadorja Kim dënon fushatën e shtrenjtë për të ngjallur dyshim kundër drejtësisë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar personalisht pas deklaratës që publikoi pak minuta më parë ambasada amerikane, në mbështetje të SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Diplomatja Kim shprehet se hetimet e rëndësishme shoqërohen me konfuzion për të fshehur të vërtetën. “Çështjet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & Policinë e Shtetit”,- deklaron Ambasadorja e SHBA.

Më herët, në një deklaratë për mediat, Ambasada u shpreh se prokurorët dhe drejtuesi duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre, pa presione.