fbpx

Ambasadorja Kim foli për ‘marrëveshje prapa krahëve’, reagojnë Rama dhe Basha

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, bëri një deklaratë shumë të fortë pasditen e sotme. Ajo ka paralajmërua se shpreson që fjalët që ‘ka një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtë, të mos jenë të vërteta, pasi reforma e shumë trupetuar duhet të vazhdojë.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagon edhe Kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha.

Nën statusin e Kim ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkuar thjesht; Bie dakord! duke vendosur pranë njëri-tjetrit, flamurin amerikan, atë të BE dhe atë shqiptar. Rama gjithashtu ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit Ëilliam Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu!

Një reagim ka ardhur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka shpërndarë paralajmërimin e Kim dhe në gjuhën angleze është shprehur se të gjitha ndryshimet në ligj janë bërë nga parlamenti, sipas tij me qëllimin për të kapur dhe për të përdorur politikisht sistemin e drejtësisë.