fbpx

Ambulanca përplaset me makinën, plagoset rëndë infermierja, niset urgjent drejt Traumës…

Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një ambulancë është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë infermierja e ambulancës, e cila është transportuar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMË, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.