16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ambulancat e reja, Rama: S’ka më gërhitje dezhurni

spot_img

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e flotës së ambulancave të reja të Urgjencës Kombëtare, nga ku deklaroi se sot kjo urgjencë është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Rama vijoi më tej duke shtuar se e shkuara është e shkuar përgjithmonë por se e ardhmja sfiduese është ende lart.

“Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç se të mbështetemi tek faktet e punës sonë dhe të krijojmë me punën tonë fakte të reja e kuptimplota. Se si ishte urgjenca mjekësore është një histori që do kërkonte kohë të gjatë për t’u treguar dhe vështirësi për t’u pranuar. Mjekët e dinë shumë mirë se pacientët e harrojnë atë që heqin sapo dalin nga spitali dhe nuk i kujtojnë këshillat.

Ne sot me shumë krenari mund të themi se e shkuara është përgjithmonë e shkuar edhe pse e ardhmja është ende larg për një urgjencë kombëtare mjekësore në lartësinë e sfidës për t’u përgjigjur në kohë reale çdo familje.

Ama sot ka një të dhënë domethënëse që është thelbi i reformës, për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet spitalit, nuk ka më nevojë t’u biesh që të përpiqen dhe të presësh që pasi e çon fjalën në spital, ta çojë tek urgjenca e pastaj në shtëpinë tënde.

Urgjenca është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne i dyfishuam shërbimet përgjatë këtij viti, pavarësisht se çfarë thonë gojët që nuk pushojnë”, deklaroi kryeministri.

Rama tha se personeli i urgjencës sot është i dyfishuar.

“Kemi 448 mjekë e infermierë më shumë e personel mbështetës. 49 mijë njerëz shqiptarë e të huaj janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga qershori deri në shtator.

Shifrat sot janë 900 thirrje në ditë, të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e urgjencës kombëtare.

Çdo shërbim sot regjistrohet online, ndërkohë që koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme. Akoma më e rëndësishme, 50% e shërbimit është e përqendruar në banesa falë gatishmërisë së personelit të urgjencës”, tha Rama.

(real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat