Amendamentet, gjuha shqipe të futet në Kushtetutë

Në Maqedoni pritet që partitë opozitare shqiptare të ndërhyjnë me amendamente kushtetuese për të avancuar pozitën juridike të shqiptarëve në shtet.

Kreu i Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela kërkon që amendamentet të mbështeten edhe nga partitë tjera me qëllim që të arrihet një Kushtetutë e cila do të promovojë të drejtat dhe jo t’i sanksionojë ato.

Ndërkohë që Lëvizja Besa e Bilall Kasamit tashmë ka hartuar katër amendamente me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të përcaktohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend.

Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyrë që kryetari i shtetit të mos mund të bllokoj ligjet që miratohen në Kuvend.

Lër një koment