fbpx

Amerikanët, gati dy vaksinat e koronavirusit para Krishtlindjeve

Screenshot_9-10.png

Dy vaksinat e para kundër koronavirusit do t’u jepen amerikanëve përpara Krishtlindjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Alex Azar pasi Moderna Inc njoftoi sot se po aplikon për miratim nga rregullatorët amerikanë, një vaksinë pas BioNTech dhe Pfizer. Azar i tha CBS se ai dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence do t’i drejtoheshin guvernatorëve sot gjatë ditës për të diskutuar çështjen e vaksinave dhe cilat grupe të popullsisë duhet t’i paraprijnë operacionit të vaksinimit. Më herët, nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schoinas tha se deri në fund të vitit vala e parë e vaksinimit do të fillojë edhe në Evropë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303