Amerikanët mendojnë se Trump ka punuar me Rusinë

trump-putin.jpg

Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se 8 nga 10 amerikanë mendojnë se fushata zgjedhore e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në vitin 2016 është e lidhur me Moskën.

Në sondazhin e zhvilluar nëpërmjet internetit nga Reuthers/Ipsos në të gjithë SHBA-në në periudhën 17 shkurt – 4 mars, 53 për qind e të anketuarve kanë theksuar se fushata e Trumpit ka “punuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016”, ndërsa 32 për qind e të anketuarve kanë kundërshtuar këtë ndërsa 15 për qind nuk kanë qenë të sigurt.

Sipas sondazhit, 50 për qind e të anketuarve besojnë se Trump përpiqet të ndalojë hetimin rreth Rusisë, 32 për qind e kanë kundërshtuar këtë ndërsa 18 për qind kanë deklaruar se janë të pavendosur.

Niveli i ulët i të pavendosurve tek votuesit në sondazh ka shkaktuar komente se nuk do të bëhet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Raporti pritet të publikohet në nëntor rreth hetimit të kryer nga prokurori special Robert Mueller për lidhjen e fushatës zgjedhore të Trumpit me Rusinë.

Kyle Kondik, analist në qendrën e politikave të Universitetit Virginia ka thënë se “Në periudhën e Trumpit, presim që të ndodhë diçka që të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e shohin Trumpin. Por, kjo ende nuk ka ndodhur. Ndoshta në këtë pikë nuk ka mbetur më askush që të ndryshojë mendimin e votuesve”.

Sondazhi i Reuters/Ipsos u zhvillua me 2.379 të anketuar nga të cilët 888 ishin demokratë dhe 796 republikanë/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303