Amnistia e fundvitit, rreth 600 të dënuar lënë burgjet

Rreth 60 persona të dënuar në territorin e Republikës së Shqipërisë pritet të lënë burgjet këtë vit falë amnistisë së lëshuar nga qeveria.

Amnistia e përpiluar nga Ministria e Drejtësisë pritet të dalë së shpejti dhe liron nga burgu rreth 600 persona. Drafti i është dërguar për gjykim Prokurorisë së Përgjithshme si dhe Ministrisë së Brendshme të vendit dhe më pas do të kalojë në procedurat ligjore.

Një sërë kategorish përfitojnë nga amnistia, përfshi këtu personat e dënuar për krime të lehta, ata që kanë deri në dy vite dënim për të shlyer apo edhe gratë e dënuara. Përjashtim bëjnë rastet e veprave penale si krime kundër njerëzimit, krimet seksuale, veprat kundër moralit e dinjitetit, vepra penale kundër fëmijëve apo familjes.

Kësaj here në draft parashikohet që edhe ata që janë dënuar për llogari të krimeve zgjedhore të mos përfitojnë nga amnistia.

 

Lër një koment