Analisti i njohur habit me deklaratën: Do ketë sërish shpërthime, Rama i tronditur…

a-do.png

Analisti Blendi Kajsiu ka komentuar protestat që po zhvillohen në vendin tonë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga punonjësi i Policisë.

Sipas analistit, vrasja e 25-vjeçarit ishte vetëm shkëndija që ngriti të rinjtë, pasi mllefi i tyre është shumë më i thellë, që i ka rrënjët te sistemi politik 30-vjeçar dhe jo te një parti apo qeverisje e caktuar.

Për këtë arsye, theksoi analisti, kjo protestë e të rinjve trembi të gjithë aktorët kryesorë të politikës shqiptare.

“Protestat trembin aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Protesta në parim është një e drejtë qytetare. Vështirë se mund të gjejmë një konsensus që të mbështesë dhunën, pasi nuk është mjeti i duhur dhe efikas për arritjen e qëllimeve. Por, mendoj se protesta ka të bëjë shumë më pak me vrasjen e të riut, se me mllefet e akumuluara te të rinjtë shqiptarë. Pra, kjo protestë ishte më shumë një shkëndijë, shkaqet janë pak më të thella se vrasja e 25-vjeçarit, ndaj dhe në këtë kuptim trembim politikën, qeverinë dhe opozitën. Dhuna policore ekziston, këtë e dinë edhe qeveria, edhe opozita, por nuk është dhuna policore një nga problemet themelore të qeverisjes shqiptare. Është një dhunë sporadike, duhet t’i shohim shkaqet përtej kësaj dhune, pikërisht te të rinjtë, që janë të frustruar dhe e kanë të pamundur të akumulojnë problematikat e tyre. Ata që protestonin ishin kryesisht të rinj dhe ky nuk është një fenomen i ri, pasi kemi pasur edhe protesta të tjera me shumicë të rinj. Frustrimi nuk njeh kufij. Nëse protesta bëhet kundër dhunës policore apo diçka tjetër, është tjetër diskutim. Unë nuk mendoj se protesta kundër dhunës policore është mënyra më e mirë për të protestuar kundër problematikës së korrupsionit, ekonomisë, në Shqipëri. Por kjo ishte shkëndija që i dha flakë këtij baruti. Është e vështirë të shohësh një motivim sporadik dhe të dhunshëm pa identifikuar disa shkaqe përtej kësaj”, tha Kajsiu.

Nga kjo frikë erdhi dorëheqja e Lleshajt?

Patjetër. Si qeveria dhe opozita e kuptojnë se kjo lloj revolte është një tip rebelimi ndaj sistemit në përgjithësi dhe jo ndaj qeverisë në veçanti. Opozita e ka të pamundur të dalë dhe të protestojë ndaj dhunës policore, ndaj dhe kjo protestë de jashtë sistemit politik. Për këtë, kjo protestë krijon tronditje te aktorët publikë.

Pse dorëheqja e Lleshajt nuk e shuajti menjëherë protestën?

Dhuna policore nuk ishte shkak, ishte preteksti i kësaj proteste. Frustrimi është shumë më i thellë, se vrasja e një të riu nga policia. Frustrimi ka të bëjë me mungesën e shpresës sidomos te të rinjtë. Historikisht në Shqipëri tensioni social është shuar përmes emigrimit, pasi nuk është arritur t’iu ofrohet shpresë dhe punësim brezave të rinj, të cilët janë larguar. Kjo e ka shfryrë tensionin social. Në kushtet aktuale, ku janë mbyllur kufijtë, këto tensione do shpërthejnë. Problemi kryesor është se të rinjve ju është vrarë shpresa dhe kjo nuk zgjidhet me dorëheqjen e ministrit. Këto janë probleme shumë të thella.

Pse u shua protesta?

Ata nuk arritën të krijojnë apo institucionalizojnë protestën e tyre, pra të krijojnë një grup, një kokë, që mban protestën gjallë. Nuk pati formulim propozimesh, rekomandimesh. Si çdo protestë, ka një fillim dhe një mbarim, por kjo nuk do të thotë se ka mbaruar mllefi, pra do të kemi shpërthime të tjera.

Pse nuk pranoi kryeministri të ulet e të bisedojë me protestuesit?

Mendoj se arsyeja është shumë e qartë, protesta ishte e paorganizuar, e pastrukturuar dhe kryeministri e dinte që ajo do të shuhej. Nuk kishte përfaqësues të protestuesve dhe ai nuk kishte pse të ulej me ta. Nëse protesta do të kishte vazhduar dhe do të ishte struktura, herët e vonë kryeministri do të ulej me ta. Simboli që u përdor, ai i vrasjes së Klodian Rashës, ishte i gabuari.

Pse nuk ishte pjesë e protestave opozita?

Ka eksponentë të opozitës që i janë afruar protestës. Opozita atë punë ka, të protestë dhe të mbështesë protestën qytetare. Është e detyruar t’i afrohet protestës. Por, kjo protestë ishte fatale për imazhin politik të opozitës.

A pati një tronditje qeveria me këtë që ndodhi?

Nuk mendoj që kjo protestë do të rrëzonte qeverinë. E tronditi kryeministrin, pasi ishte një protestë anti-sistem, që del jashtë bipolaritetit të politikës. Ky bipolaritet nuk po funksionon më, pra është gjithnjë e më e vështirë për Ramën t’ia veshë protestën opozitës. Kjo lojë trondit sistemin politik, se në momentin që Ramës i deligjitohet opozita, i deligjitimohet edhe qeveria. Në këtë aspekt, kjo protestë trondit sistemin, por nuk mendoj se do t’i kushtojë pushtetin Edi Ramës. Janë të tjerë faktorë, si oferta politike, kriza e virusit dhe mundësia si do të zgjedhin shqiptarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303