Firma e sigurimeve “Swiss Re” paralajmëron rrezikun me të cilën përballet bota e egër dhe habitatet e tyre.
1/5 e vendeve të botës janë në rrezik të shembjes së ekosistemeve të tyre për shkak të shkatërrimit të botës së egër dhe habitateve të tyre, sipas një analize bërë nga firma e sigurimeve.
Raporti i publikuar bën me dije se rreziku sa vjen edhe rritet dhe vendet më të rrezikuara janë Australia, Izraeli, dhe Afrika e Jugut, të cilat ndiqen nga India Spanja dhe Belgjika.
Ndërsa vendet të konsideruara si vende me ekosisteme të brishta janë Pakistani dhe Nigeria.
“Një e pesta e vendeve në të gjithë botën rrezikojnë që ekosistemet e tyre të shkatërrohen për shkak se nuk është marrë asnjë masë”, raporton Sëiss Re, ndërsa thekson se nëse do të vijojë e njëjta situatë atëherë do të përballen me shkatërrime shqetësuese.
Jefferey Bohn, zyrtari kryesor i kërkimeve në Swiss Re tha: “Ky është indeksi i parë për njohuritë treguese në lidhje me biodiversitetin. Ky raport u krijua për të ndihmuar uljen e rrezikut të ekosistemeve, shkruan The Guardian.
Indeksi Sëiss Re është ndërtuar mbi 10 shërbime kryesore të ekosistemit të identifikuara nga shkencëtarët e botës dhe përdor të dhëna shkencore për të hartuar gjendjen e këtyre shërbimeve në një rezolucion prej një kilometri katror në të gjithë tokën e botës.
Shërbimet përfshijnë sigurimin e ujit dhe ajrit të pastër, ushqimit, lëndës drusore, kontroll të erozionit dhe mbrojtjes së bregdetit, si dhe një masë të paprekur të habitatit.
Ato vende me më shumë se 30% të zonës së tyre që u konstatua se kanë ekosisteme të brishta u konsideruan të rrezikuara nga shembja e atyre ekosistemeve.
Vetëm një në shtatë vende kishte ekosisteme të paprekura që mbulonin më shumë se 30% të zonës së tyre të vendit.
Midis ekonomive kryesore G20, Afrika e Jugut dhe Australia u pa se ishin më të rrezikuara, me Kinën në vendin e 7-të, SHBA-të në vendin e 9-të dhe Mbretëria e Bashkuar e 16-ta.
Alexander Pfaff, profesor i politikës publike, ekonomisë dhe mjedisit në Universitetin Duke në SHBA., u shpreh : “Shoqëritë, nga ato lokale në ato globale, mund të bëjnë më shumë , jo vetëm duke pranuar rëndësinë e kontributeve nga natyra, siç thekson ky raport, por gjithashtu duhet të merret parasysh atë në veprimet tona, private dhe publike. ”
Pfaff tha se ishte e rëndësishme të theksohej se ndikimet ekonomike të degradimit të natyrës filluan shumë përpara shembjes së ekosistemit, duke shtuar: “Emërtimi i një problemi mund të jetë gjysma e zgjidhjes, por gjysma tjetër po ndërmerr veprime.”
Swiss Re tha se vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara ishin në rrezik nga humbja e biodiversitetit.
Mungesa e ujit, për shembull, mund të dëmtojë sektorët e prodhimit, pronat dhe zinxhirët e furnizimit.