fbpx

Analiza/ CNN i numëron Trumpit gënjeshtrat, shifra të pabesueshme

GettyImages_870730432.0.jpg

Nga Christopher Cilliza/ redaktor i CNN

Ndërsa zgjedhjet afatmesme në SHBA po afrojnë, Presidenti Donald Trump po shpërndan deklarata të rreme dhe mashtruese me një ritëm që lë pas edhe gënjeshtrat e tij të kaluara.

Sipas blogut të Washington Post, kontrolluesi i fakteve, në muajin tetor, Trump tha 1.104 deklarata që ishin krejtësisht ose pjesërisht të pavërteta – më shumë se dyfishi i muajit shtator.

Duke u bazuar te konstrolluesi i fakteve, Trump ka bërë mesatarisht 30 deklarata të rreme ose mashtruese në ditë në shtatë javët e fundit. Dhe, po sipas kontrolluesit të fakteve, ai shpesh bën më shumë deklarata të rreme.

Blogu sjell si shembull datën 22 tetor, kur Trump udhëtoi për në Hjuston për të mbajtur një tubim në Teksas, ku ai tha 83 gjëra të pavërteta në një ditë të vetme. 83!

Qëllimi i mashtrimeve të Trump të lë pa frymë. Që nga  dita e inaugurimit të tij deri në 30 tetor, Trump ka bërë 6,420 deklarata që janë pjesërisht ose tërësisht të rreme.

Sipas kontrolluesit të fakteve, deklaratat false përfshijnë një numër pohimesh si; hetimi i Rusisë që mbikëqyret nga këshilltari i posaçëm Robert Mueller është një mashtrim, që ulja e taksave nga Trump është më e madhja në histori. Ai ka thënë 157 herë se hetimi i Rusisë është një mashtrim apo një gjueti shtrigash dhe pohoi 120 herë se ai ka bërë uljen më të madhe të taksave në SHBA.

Në fakt, siç e bëjnë të qartë titujt e ‘Kontrolluesit të fakteve’, Trump duket sikur i lë mënjanë pretendimet e tij pa fakte, duke i siguruar përkrahësit e tij se ai është duke u thënë të vërtetën “reale”.

Trump e ka kthyer atë prirje në një strategji politike; ai është aq politikisht i pasaktë saqë as nuk i përmbahet rregullave të faktit dhe të vërtetës që të ashtuquajturat “elita” mendojnë se duhet.

Është me të vërtetë mahnitëse – dhe gjithashtu e frikshme, se përkrahësit e Trump nuk duket se kanë dijeni për këto.  Ata i konsiderojnë kontrollet e fakteve nga media si thjesht “lajme të rremë” që thjesht bëjnë gjithçka që munden për të ngadalësuar triumfin e Trump.

Trump gjithashtu punon në mënyrë agresive për të siguruar që mbështetësit e tij t’a shikojë atë si njeriun e vetëm të ndershëm në vend, si i vetmi person që i thotë gjërat me të vërtetë ashtu si janë.

Megjithatë, të gjithë duhet të kenë parasysh diçka: Donald Trump është çorientues, dhe gënjen në një ritëm që kurrë nuk e kemi parë më parë në politikë. Kurrë!

 

Përkthyer nga RealNews.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *