Analiza/ Duke menduar për një Europë pas Merkelit

merkeeeel.jpg

Nga John Lloyd

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi të hënën se ajo do të linte postin e saj si kancelare në vitin 2021 dhe gjithashtu nuk do të kërkojë rizgjedhjen si udhëheqëse e partisë së Bashkimit Kristian Demokratik.

Merkel njoftoi vendimin e saj për të lënë politikën me mungesën e zakonshme të emocioneve. Nuk ka lot publike. Një deklaratë e tillë do të ishte më mirë për vendin e saj. Disa mendojnë kështu. Greqia, ende duke u përpjekur të shërohet dhe Italia, tani në një krizë të thelluar të borxhit, kanë fajësuar gjatë politikën e “kursimit” të Merkel e cila mbyti mundësinë për rritje dhe për të shtuar vuajtje ndaj të varfërve.

Figura më e fuqishme e Italisë është zëvendës kryeministri dhe udhëheqësi i Ligës së djathtë, Matteo Salvini. Ai tani po punon me ish-këshilltarin Trump, Steve Bannon, për të rritur në masë të madhe fuqinë e lëvizjes së tyre në zgjedhjet parlamentare të BE-së në maj të vitit të ardhshëm. Ky është një projekt i cili, nëse do të jetë i suksesshëm, do të jetë një nga momentet politike më të mëdha në dekadën e fundit. Salvini, pas zgjedhjeve bavareze, shkroi “lamtumirë” Merkel, duke shkruar se “sistemi i vjetër” në Bruksel ka humbur, për të cilën ai gëzohet.

Aleanca më e afërt e Merkel në Evropë, Presidenti francez Emmanuel Macron, nuk do të gëzohet – megjithëse me mprehtësinë e tij, ai ndoshta e priste këtë. Ai nuk mund të heqë dorë nga integrimi në BE – kjo është një temë përcaktuese e presidencës së tij – por për momentin, ai është i vetëm derisa stabiliteti të kthehet në politikën gjermane. Qëllimi i Merkelit për të vazhduar deri në përfundimin e mandatit të saj, në 2021, mund të pengohet nga rivalët e saj, disa prej të cilëve kanë shfaqur pikëpamjet e tyre politike për median gjermane në betejën për kryesimin e partisë – një post i qartë nisjeje për t’u bërë kancelar. Edhe nëse do të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj, ajo do të jetë shumë më e dobët.

Si shpresat e Macron për një partner në Evropë, ashtu edhe shpresat e Merkel për t’a përfunduar mandatin e saj deri në fund, varen nga fakti se kush do të zgjidhet për të udhëhequr CDU. Preferenca e saj duket të jetë për Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilën Merkel e zgjodhi të jetë sekretarja e përgjithshme e partisë në shkurt. AKK, siç njihet gjerësisht, ishte kryeministre e shtetit të vogël të Saarlandit dhe e ka identifikuar veten si feministe dhe si një konservatore sociale – duke kundërshtuar, në baza fetare martesat e të njëjtit seks. Pozicioni i saj politik është i moderuar, i ngjashëm me Merkelin.

Megjithatë, ajo nuk është kandidatja e vetme.

Friedrich Merz, avokat 62-vjeçar, ka qenë udhëheqës i grupit parlamentar të CDU-së. Ai humbi në zgjedhje me Merkelin para se të bëhej kancelare dhe la politikën për t’iu kthyer biznesit në vitin 2009. Megjithatë, posti i tij si kryetar i një kompanie për menaxhimin e aseteve BlackRock mund të tërheqë disa kritika: kompania është gjobitur me 3.25 milion euro nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë në 2016 për raportim të gabuar. Në një konferencë shtypi më parë këtë javë, ai tha se mund të punonte me Merkel nëse ai do të fitonte vendin e kryetarit – por e përshkroi çështjen e emigrantëve si sfidën më të madhe me të cilën ballafaqohet vendi .

Kandidati i tretë është Jens Spahn, ministri 38-vjeçar i shëndetit dhe kandidati më konservator i partisë. Ai është treguar i prerë për uljen e emigracionit, duke argumentuar se “Ne duhet ta kufizojmë dhe drejtojmë rrjedhën e emigrantëve, dhe të reformojmë të drejtën për azil dhe ligjin e emigracionit”.

Të tjerë kanë të ngjarë të hyjnë në garë, por për momentin, të dy kandidatët meshkuj i ofrojnë Merkelit sfidën më të madhe për të përfunduar mandatin e saj si kancelare, ndërsa Merz duket më i përshtatshëm për një partneritet me Macron në ndjekjen e një praktike për një BE më të bashkuar dhe ambicioze.

Merkel ka qenë një figurë e fortë politike në 13 vitet e saj si kancelare, duke diktuar kushtet e zhvillimeve të BE-së. Por, ajo do t’a lëjë vendin më të ndarë, dhe BE më të dobët se sa kur erdhi në pushtet. Pjesa më e madhe e kësaj nuk ishte faji i saj. Në çdo rast, piloti është rrëzuar.

Marrë nga Reuters/ përktheu RealNews.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303