33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ançeloti ‘çmend’ tifozët e Juves

spot_img

Napoli kaloi në fazën e 1/8-ave të UEFA Europa League, teksa fitoi mbrëmjen e djeshme 2-0 kundër Zyrihut.

Pas përfundimit të kësaj sfide me zvicerianët, trajneri i Napolit, Carlo Anceloti ka folur përpara mediave duke mos qëndruar vetëm te Napoli, por diskutimi ka prekur edhe Juventusin.

Trajneri italian u pyet për komentin që presidenti i Atletikos kishte bërë dje për 5 Ligat e Kampionnëve të Ronaldos, që sipas tij ishin 3 dhe jo 5.

“Mendoj se Reali dhe Ronaldo i kanë fituar me meritë ato Champions, por Atletiko ka qenë dhe vazhdon të jetë një kundërshtar shumë i fortë. I uroj Aletikos që të fitojë Ligën e Kampionëvë një ditë”, ka përfunduar Anceloti.

Një deklaratë kjo nga trajneri italian që nuk pritet të sjellë optimizëm te shumë tifozë juventin./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat