fbpx

Ancelotti zbardh listën e Champions League, merr vendimin final për Elseid Hysaj

Screenshot_4-4.jpg

Elseid Hysaj do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar te Napoli për takimet e sezonit 2019-2020 në UEFA Champions League.

Mbrojtësi shkodran ka fituar balotazhin me Lorenzo Tonelli, duke marrë kështu besimin e Carlo Ancelottit. Kapiteni i kombëtares shqiptare ishte një ndër emrat më të lakuar gjatë merkatos së verës, por këmbëngulja e drejtuesve të Napolit e detyroi që të qëndrojë tek nënkampionët e Seria A.

Napoli do të luajë nw grupin E tw Ligws sw Europws sw bashku me Red Bull Salzburg, Racing Genk dhe kampionët nw fuqi, Liverpool.

Skuadra e Napolit në Ligën e Kampionëve:

1. Alex Meret

2. Kevin Malcuit

5. Allan

6. Mario Rui

7. Jose Callejon

8. Fabian Ruiz

9. Fernando Llorente

11. Hirving Lozano

12. Eljif Elmas

13. Sebastiano Luperto

14. Dies Mertens

19. Nikolla Maksimoviç

20. Piotr Zielinski

22. Giovanni Di Lorenzo

23. Elseid Hysaj

24. Lorenzo Insigne

25. David Ospina

26. Kalidou Koulibaly

27. Orestis Karnezis

31. Faouzi Ghoulam

34. Amin Younes

44. Kostas Manolas

70. Gianluca Gaetano

99. Arkadiusz Milik

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303