Andi Lila hidhet në sulm: Ju tregoj se si më duket Gjici

ANDI-LILA.jpg

Andi Lila është tashmë zyrtarisht një futbollist i Tiranës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u prezantua para tifozëve bardheblu në prag të ndeshjes së javës së dytë të Superligës, mes Tiranës dhe Teutës.

Në fjalën e tij, para prezantimit, Lila foli për gjendjen e tij, teksa nuk mungoi as një thumbim për presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Sinqerisht që të dalësh kampion duhen shumë komponent të bashkohen bashkë. Tirana ka vite që nuk e fiton trofeun duhet që të jemi të gjithë bashkë, që Tirana të dali aty ku duhet të dali, tifozët, stafi, lojtarët, presidenti. Nuk jam në gjendjen më të mirë timen. Do të përpiqem që ta arrijë sa më shpejt. Nuk dua të merrem me Safet Gjicin, por një batutë do ta them: I dyti është humbësi i parë thoshte ai dhe unë e shikoj Gjicin përherë të dytin.“-tha Lila për “Supersport”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303