Andi Lila ”i përvishet” Fidel Yllit: Më tha që bëj llogje kavaje…

Andi Lila është duke bërë analizën e gjendjes së futbollit në vend dhe është ndalur tek ligji i sportit. Lila ngriti akuza për ndërtimin e ligjit si dhe ironizoi Fidel Yllin me të cilin bëri një debat po për këtë temë javën e kaluar në studion e Pressing.

“Po shkon viti 2020 dhe shikojmë klube akoma pronë e bashkisë. Kjo dometënë është skandal. Duhet të privatizohen klubet dhe presidentët ta shikojnë si binzes tamam. Fidel Ylli tha se nuk lexojnë futbollistët dhe më tha që të lexoj ligjin e sportit. Tani me këtë ligjin e sportit e kam këtu duhet bërë reform në sport. Jemi në gradën e fundit. I tregoj Fidel Yllit se më tha që  unë bëja llogje kavaje por ai ka pirë raki skrapari. Ligji është bërë shkel e shko. Ka futbollistë që nuk i është paguar një siguracion. Është skandal. Se flas me fakte jo si ju. ( drejtuar Salvator Kaçaj)”, u shpreh Andi Lila.

”Nëse kjo punë e Vlorës do të vazhdoj, të gjithë futbollistët do të bojkotojnë kampionatin. Ne kemi për ta bërë këtë”, shtoi Lila

“Neni 27 flet për dopingun. Kurrë nuk është bërë kjo. Anti Dopingu nuk ekziston në Shqipëri. Jashanicës iu prish karriera për dy vite se një doktor i dha një ilaç të ndaluar dhe doktori bën qejf” tha Lila.