Andi Lila sulmon Cakajn: Kur luftuam në Serbi ishim…

Pas heqjes së pasaportave diplomatike, Andi Lila ka sulmuar ministrin e Jashtëm Gent Cakaj duke i kërkuar një shpjegim për këtë vendim.

“Kur shkuam në Europian të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë.

Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na ç’dekoruan.

Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, u shpreh Lila te Procesi Sportiv.

Lojtarët kuqezinj të kombëtares shqiptare të futbollit u pajisën me pasaporta diplomatike pas suksesit në Euro 2016, por pak muaj më parë ministri i Jashtëm anuloi vendimin.