fbpx

Andrea Ammon ngre alarmin për një valë të dytë të COVID-19

Andrea Ammon director of European Centre for Disease Prevention and Control gives a press conference on the outbreak of Covid-19 also known as Coronavirus in Italy, on February 26, 2020 in Rome. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

Drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon ka deklaruar se virusi është rreth nesh dhe po qarkullon më shumë sesa janari apo shkurti. Ajo ka ngritur alarmin për një valë të dytë të koronavirusi dhe se 85-90% e njerëzve kanë rrezikshmëri të lartë infektimi.

“Virusi është rreth nesh, duke qarkulluar më shumë sesa janari apo shkurti”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se nuk ka kohë për t’u relaksuar.