fbpx

Andrea Bocelli pranon publikisht se është infektuar nga Covid-19

Tenori i famshëm Andrea Bocelli ka pranuar ditën e sotme para gazetarëve se është infektuar nga Covid-19.

Bocelli rrëfeu se kishte bërë tamponin për koronavirusin që në datën 10 të muajit mars dhe kishte rezultuar pozitiv.

Tenori nuk ka shfaqur simptoma të rënda por vetëm ethe dhe e kishte kaluar lehtë.

Bocelli tregoi se së bashku me të e kishte kaluar virusin edhe bashkëshortja e tij.

Megjithatë, pas izolimit dhe përkujdesit, ata e kanë kaluar plotësisht Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot, tenori shkoi në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën e tij për qëllime studimi.