Angela Martini zbulon të vërtetën e divorcit me miliarderin rumun

angela-martini-1.jpg

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini,  ka vendosur të flasë mbi  të vërtetën e lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në faqet rozë. Thuhej se ajo ishte në proces divorci me bashkëshortin pasi ai ishte në kërkim nga policia për shkak të mashtrimeve ndaj shtetit rumun.

Angela sqaroi marrëdhënien me Dragos dhe skandalin në Rumani, duke e cilësuar këtë të fundit si një çështje politike.

“Divorci” me Dragos

Angela Martini: Duke pasur parasysh këtë situatë dhe pasi lexova lajmet e fundit për mua dhe bashkëshortin tim në shtypin shqiptar, përveç kësaj hyrjeje të rëndësishme e të nevojshme, vendosa që më në fund t’i them vetë dy fjalë shtypit shqiptar dhe popullit të vendit tim:

Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë! Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse, përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë! Unë nuk do të resht kurrë së luftuari për të drejtën, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Kjo ngjarje më ka bërë të kuptoj se si jeta ndonjëherë na befason; u përballa me reagime të dëshpëruara të njerëzve të verbër, të etur për pushtet, të pandërgjegjshëm, të gatshëm për të shkatërruar jetë njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm prej urrejtjes dhe zilisë. Unë jam e bindur që gjithçka ndodh për një arsye. Mund të duket paradoksale, por jam mirënjohëse që u zgjodha për të përjetuar këtë situatë në jetë. Tani m’u hapën sytë ndaj shumë gjërave dhe nuk kanë për të m’u mbyllur më kurrë. Për mua dhe bashkëshortin tim, kjo përvojë u kthye në një sfidë, në një garë kundër një sistemi drejtësie të korruptuar, nga ata që ekzistojnë vetëm në vendet e vogla, një sistem që vetëm kujton se ka pushtet mbi ne. Ne do ta fitojmë këtë garë! Ne jemi të bindur se pas errësirës vjen drita!

Jeta ime është si një film, por i vërtetë, dhe tani u bë si filmi i dasmës sonë . Po e përjetoj për së gjalli këtë eksperiencë të pabesueshme! Tani, ne po i përdorim të gjitha energjitë për ta zgjidhur ligjërisht këtë çështje, me avokatët më të mirë. Për fat të mirë, jemi drejt zgjidhjes, sepse u jemi drejtuar instancave të vërteta të drejtësisë, në vende me demokraci të vërtetë, ku nuk lejohen absolutisht abuzime të kësaj natyre. Shumë shpejt gjithçka do të marrë fund dhe e vërteta do të dalë në shesh.

Nga shqiptarët dhe Shqipëria ime kërkoj besim dhe mbështetje, nga ata që më duan dhe më respektojnë kërkoj që në vend që të më sulmojnë, të më përkrahin në këtë luftë për jetë kundër padrejtësive.

Kjo është një deklaratë për shtyp që po e jap vetëm për shqiptarët e mi, kudo që ndodhen. Ne do ta sulmojmë pa mëshirë këtë sistem drejtësie të korruptuar dhe, shumë shpejt, kur të jetë koha e duhur, në shtypin ndërkombëtar do të nxjerrim në dritë abuzime të mëdha.

Kriminelët e vërtetë të atij vendi, ata që fabrikojnë lajme të rreme dhe shtiren sikur bëjnë drejtësi, kanë harruar të marrin parasysh një detaj “të vogël”: MUA – bashkëshorten e tij shkodrane!!!

/real-news.tv/

 

scroll to top