Angela Merkel bën testin e tretë për COVID-19, ja ç’tregoi rezultati i analizave

AP-Angela-Merkel.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është nënshtruar një testi të tretë për koronavirus. Sot kanë dalë rezultatet e testit dhe Merkel ka rezultuar negative, megjithatë ajo do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë, sipas zëdhënësit Seibert.

Merkel ka qëndruar në karantinë që prej 22 marsit pasi pati kontakte me një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.

Megjithëse e izoluar në shtëpinë e saj, Merkel ka mbajtur takime qeveritare përmes video konferencave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303