fbpx

Angelina Jolie e gatshme të largohet nga aktrimi, për tu marrë me politikë

Angelina-Jolie-Top-Rumor-2018.jpg

Aktorja e njohur Angelina Jolie tregoi në një intervistë për programin e ‘BBC Today’,se do ta kishte hedhur poshtë këtë 20 vjet më parë, por tani duket se mund ta realizojë.

Angelina e cila është një e dërguar e posaçme në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ishte e ftuar në programin e sotëm, të premten.

Ajo është një aktore aktive në një sërë çështjesh, duke përfshirë refugjatët, dhunën seksuale dhe ruajtjen.

Në një intervistë të gjerë me prezantuesin Justin Webb, ajo ka diskutuar politikën amerikane, mediat sociale, dhunën seksuale dhe krizën globale të refugjatëve.

Kur u pyet nëse ajo do të konsideronte të përfshihej në politikë, ajo tha:

“Nëse do më kishit pyetur 20 vjet më parë, unë do të qaja … Gjithmonë them do të shkoj ku jam e nevojshme, nuk e di nëse unë jam e aftë për politikë”, shprehet aktorja./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *