fbpx

Angelina Jolie i rikthehet kinematografisë por jo si aktore

thumbnail_cine-angelina.jpg

Aktorja e famshme Angelina Jolie do ti rikthehet kinematografisë por jo si aktore por tashmë si regjisore.

Jolie pritet të drejtojë filmin “Unreasonale Behaviour”, një autobiografi për fotoreporterin britanik, Don McCullin.

Filmi i prodhuar nga aktori Tom Hardy është i bazuar në autobiografinë e McCullin, që është publikuar në vitin 1992 dhe u përditësua në 2017-tën.

Ai tregon jetën e fotografit dhe gazetarit të njohur, i cili lëvizi nga Londra në disa nga zonat më të rrezikshme të luftës në botë. Filmi i transporton njerëzit nga rënia e murit të Berlinit tek lufta civile në Siri, ndërkohë që McCullin rrezikon jetën e tij për të fotografuar gjithçka.

Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film. U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, është shprehur Jolie.

Angelina është tërhequr gjithmonë nga historitë e vërteta të luftës gjatë karrierës ë saj, duke pasur rolin e regjisores edhe tek “The Land Of Blood” dhe “Honey”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303