Angelina Jolie rikthehet si Maleficient

Aktorja e famshme Angelina Jolie rikthehet sërisht në kinema me rolin e saj në filmin “Disney’s Maleficent: Mistress of Evil”.

Filmi ka si tematikë historinë e pa treguar të “Bukuroshes së fjetur”, e cila ka rrëmbyer zemrat jo vetëm të adoleshentëve.

Premiera e filmit do të jepet në muajin tetor në ekranet e mëdha të kinemave të SHBA-ve.

Pjesë e kastit të aktorëve janë edhe Michelle Pfeiffer si mbretëresha Ingrith, por edhe Ed Skrein, Chiwetel Ejiofor, Robert Lindsay e Harris Dickinson./real-news.tv