Angelina Jolie viziton refugjatët në Kolumbi

angelina-3.jpg

Ylli i Holliwoodit, Angelina Jolie, është vlerësuar gjithmonë për shpirtin e saj bamirës.

Ajo këtë herë zgjodhi të vizitojë refugjatët në Kolumbi, nga ku tashmë po qarkullojnë edhe fotografi të ndryshme.

Aktorja hollivudiane ka vizituar refugjatët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në kufirin kolumbiano-venezuelas dhe ka folur me komunitetin ndërkombëtar në emër të tyre.

“Mbi të gjitha, ne ramë dakord për nevojën urgjente të bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë më shumë mbështetje Kolumbisë, Perusë dhe Ekuadorit të cilët kanë barrën e kësaj krize. Pra, unë shpresoj dhe jam optimiste për aftësinë e Kolumbisë për t’i përballuar këto sfida dhe për të dalë edhe më e fortë”, është shprehur Jolie

Aktorja pas nismave të ndryshme humanitare ka thënë se do vazhdojë të merret me bamirësi. /real-news.tv/

angelina2 angelina jolie
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303