fbpx

Anglezët ndotin jugun, shihni se në ç’gjendje është katandisur Dhërmiu!

04bd6975-f48c-4d7a-a87a-18ab1ea6897d.jpg

Që prej disa ditësh tashmë, bregdeti i Jugut është mbipopulluar nga turistë të shumtë anglezë, të cilët janë akomoduar në vendin tonë për shkak të Kala Festival që po zhvillohet në plazhin e Dhërmiut.

Por, përtej të gjitha benefiteve si ekonomike ashtu edhe turistike, prania e tyre ka edhe një ‘të keqe’, pasi bregdeti i Dhërmiut është ndotur tej mase, si pasojë e hedhjes nga ana e tyre e mbeturinave të ndryshme të atyre që ata konsumojnë gjatë festave që zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Jo vetëm banorët e zonës, por edhe pushuesit ankohen për një papastërti të madhe jo vetëm në tokë, por kjo është reflektuar edhe në det, ku mjafton të shohësh pamjet në këtë video që ka ardhur në redaksinë tonë dhe e kupton mjaft mirë se në ç’gjendje është katandisur bregdeti.

E populli nuk e thotë kot atë fjalën e urtë: Çdo e mirë, e ka nga një të keqe mbrapa…

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303