13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Anglia ul me këmbë në tokë Spanjën

spot_img

Anglia ka arritur një fitore të bujshme ndaj Spanjës në transfertë me rezultatin 2-3.

Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate i shënoi të 3 golat në pjesën e parë. Sterling dy herë dhe Rashford i dhanë një avantazh komod miqve, ndërkohë që Spanja shkoi e shokuar në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, vendasit u përmirësuan ndjeshëm dhe futja në lojë e Paco Alcacer e shkundi ekipin e Luis Enriques. Sulmuesi i Borussia Dortmund shënoi vetëm dy minuta pasi hyri në fushë (58′).

Gjithsesi, këmbëngulja spanjolle u shpërblye me gol tepër vonë. Në minutën e shtatë shtesë, Sergio Ramos shënoi me kokë pas krosimit të Ceballos, duke vulosur rezultatin në 2-3.

Pavarësisht humbjes, Spanja ruan vendin e parë në grupin 4 të Ligës A, me 6 pikë. Anglia renditet e dyta me 4 pikë, ndërsa Kroacia e treta, me vetëm 1 pikë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat