Një luftanije e Marinës Mbretërore së Mbretërisë së Bashkuar e cila është dërguar në Ukrainë do të dërgojë një mesazh të fortë tek Presidenti rus Vladimir Putin, thotë sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Luftanija HMS Echo u dërgua në Detin e Zi më parë këtë muaj, pasi Rusia kapi tre anije që i përkisnin flotës së Ukrainës së bashku me ekuipazhin e tyre.
Sekretari i Mbrojtjes Gavin Williamson ka vizituar anijen në portin e Odessa.
Ai tha se prania e anijes britanike tregon mbështetje për Ukrainën përballë agresionit në rritje të Rusisë.
“Do të pasohet nga anije të tjera luftarake si pjesë e një pranie më të qëndrueshme britanike”- tha ai.
NATO së fundi ka rritur operacionet e tij në Detin e Zi me patrullime luftarake në rritje.
Ka tensionet në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës lidhur me aksesin në zonën jashtë brigjeve të Krimesë.
Krimeja dikur ishte pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Ukrainasit thonë se Krimeja mbetet territori i tyre.
Ai tha se anija ishte atje për t’i dërguar një mesazh Presidentit Putin se Britania qëndron në solidaritet me Ukrainën.
“Ajo që ne i themi Rusisë dhe Presidentit Putin është se nuk mund të vazhdojnë të veprojnë pa respekt apo kujdes për ligjet ndërkombëtare apo normat ndërkombëtare”, tha ai.
Sekretari i mbrojtjes takoi familjet e 24 marinarëve ukrainas të cilët ende janë duke u mbajtur në Rusi dhe tani janë në pritje të gjykimit në Moskë.
HMS Echo nuk pritet të lundrojë përmes Ngushticës së Kerçit pranë Krimesë – afër vendit ku marina ruse sulmoi dhe kapi tre anijet e Marinës së Ukrainës në nëntor.
Moska e ka përshkruar anijen e Marinës Mbretërore, e cila përdoret për të mbledhur të dhëna për oqeanin, si një anije që po përdoret për spiunim. /real-news.tv/