Anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë në Greqi

Një anije me flamurin shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë në bregdetin e Lefkadhës në Greqinë fqinje.

Anija “Koravi” po transportonte një sasi të madhe hekuri nga zona e Amaliadhas drejt Shqipërisë kur është përplasur me një formacion shkëmbinj në zonën detare të Akrotirio Doukatuo.

Mësohet deri më tani se anëtarët e akuipazhit janë lënduar dhe i janë drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore. Mbetet ende e paqartë sesi ka ndodhur incidenti pasi aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lër një koment