fbpx

“Anisa mban erë se nuk lahet”, të tjera detaje shokuese nga ngjarja horror në Kombinat

Ngjarja që ka ndodhur në Kombinat në kryeqytet i kalon çdo kufi të njerëzores. Sa më shumë detaje mësohen aq më rrëqethëse bëhet ajo.

Të tilla detaje ka rrëfyer një e afërme e familjes Josifi, e cila jeton pranë banesës së viktimave.

E afërmja tha për Report tv se familja ishte me Jehovain në Përmet, por pasi i vdiq i shoqi dhe erdhën në Tiranë, u shkëputën nga kjo fe dhe filluan të ndiqnin një sekt tjetër fetar.

Ajo dëshmoi se njëherë kur kishte shkuar për vizitë në shtëpi, kishte ndjerë erë të keqe, por mamaja i kishte thënë se vjen erë pasi Anisa nuk lahet, kusht ky i përmbushjes së ritit fetar.

“Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kam pyetur çfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin”.